Presidenti Macron viziton Serbinë më 16 Korrik

schedule09:59 - 29 Prill, 2019

schedule 09:59 - 29 Prill, 2019

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Serbi më 16 Korrik.

Kjo është konfirmuar mbrëmë, teksa Macron sot do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të Samitit të Berlinit, ku ndodhet edhe pala kosovare me Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.

Vizita e Presidentit francez në Serbi ka qenë e planifikuar nga viti i kaluar, por është shtyrë për shkak të punëve të brendshme të Francës. /klankosova

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!