Punonjësi i prishi propozimin romatik, Disneyland Paris i kërkon falje çiftit

schedule16:18 - 6 Qershor, 2022

schedule 16:18 - 6 Qershor, 2022

Në videon e shkurtër nga Disneyland Paris po bën xhiron e rrjetit. Në shfaqet një burrë i ulur në gjunjë duke i propozuar partneres së tij. Mirëpo jo gjithçka është kaq romantike deri në fund, pasi një prej punonjësve të Disneyland ndërhyn dhe i prish propozimin.

Newsweek raporton se pak pas momentit të sikletshëm, një zëdhënës i Disney vendosi të trajtojë situatën dhe të kërkojë falje.

Ata thanë: “Na vjen keq se si shkoi situata. Ne i kemi kërkuar falje çiftit  dhe i jemi ofruar ta rregullojmë atë.”

Pavarësisht nga kërkimi i faljes, shumë komentues i janë kthyer keq Disney duke komentuar negativisht. Më poshtë keni disa nga komentet:

 “Disney duhet t’i paguajë atij një shumë të mirë parash për të njollosur ‘momentet magjike’ të njerëzve”.

“Po të isha unë, as që do ta dija se ishte punonjës. Unë do të kisha menduar se ishte një hajdut sepse sapo më hoqën një unazë diamanti nga duart e mia.”

Një person i tretë shkroi: “E pabesueshme. Sjellja e keqe dhe përfaqësimi i tmerrshëm i kompanisë për të cilën punon.”

Nuk dihet se çfarë do të ndodhë me çiftin tani, por ndoshta Disneyland mund të zhvillojë dasmën e çiftit në kështjellën e princeshave si një kompensim?/abcnews.al