Kujdes! Kjo nuk duhet bërë kurrë kur jeni jashtë vendit

schedule21:07 - 5 Qershor, 2022

schedule 21:07 - 5 Qershor, 2022

Mediat sociale janë një “vend” ku ne ndajmë gjërat, komentojmë dhe afrohemi me miqtë tanë kudo që janë, por ka edhe disa disavantazhe, të cilat mund të kthehen në rreziqe.

Një prej tyre është që të bëheni shënjestër e vjedhjeve. Shumë herë në gëzimin tonë lajmërojmë se jemi jashtë shtetit për pushime, “ngarkojmë” foto që t’i shohin miqtë tanë, por harrojmë se mund të shihen edhe nga ekspertët që synojnë të na vjedhin.

Duke ditur që jemi me pushime e lëre më jashtë dhe jo në shtëpi, është e lehtë të jesh objektiv.

Sipas New York Post, një sondazh i kryer në vitin 2019 zbuloi se 1 në 12 ra viktimë e një vjedhjeje gjatë pushimeve të tij, pasi kishte “ngarkuar” arratisjet e tij në mediat sociale dhe duke theksuar vendndodhjen e tij.

Nëse vërtet dëshironi t’i tregoni dikujt se po shijoni një koktej në një plazh ekzotik, sigurohuni që t’i dërgoni foto dhe video direkt tek ai ose të paktën vendosni profilin tuaj që të mos jetë publik për të gjithë, por vetëm të shihet nga ” miq”./abcnews.al