E ftuara e javës për abcnews.al nga gazetari Ermal Vaka ishte psikoterapistja Ornela Lami.
Duke rrëfyer historitë e ndryshme të pacientëve të saj nga izolimi me botën e jashtme deri te tentativa e vetëvrasjes, Lami tregon për abcnews.al metodat e veçanta që ajo përdor.
Psikoterapistja përmend instrumente në formë gjysmë sfere që lëshojnë tinguj si dhe teknika me qirinj.
Lami shprehet se këto trajnime janë të kombinuara me elementë të ujit dhe të zjarrit.
“Metodat e përdorura janë metodat e lashta. Një instrument gjysmë sfere që krijon vibrime në valët e trurit të njeriut … Këto trajtime të vjetra janë të kombinuar me elementë të ujit, të zjarrit. Ka edhe trajtime me qirinjtë që është teknika e fokusimit dhe përqendrimit për të arritur zhvillimin e mendjes” tha psikoterapistja./Abcnews.al/



