Një nga bankat më të mëdha ruse nis aktivitetin në Donetsk

schedule15:18 - 4 Qershor, 2022

schedule 15:18 - 4 Qershor, 2022

Promsvyazbank, një nga bankat më të mëdha të Rusisë, ka nisur aktivitetin e saj në territorin e Republikës Popullore të vetëshpallur të Donetskut.

Lajmi është bërë i ditur nga Komiteti Shtetëror i Mbrojtjes.

“Të drejtën për të ofruar shërbime bankare dhe shërbime të tjera financiare, përfshirë kreditimin për korporata dhe individë, hapjen dhe mbajtjen e llogarive bankare e kështu me radhë në territorin e Republikës, e fiton Shoqëria Aksionare Publike Promsvyazbank”, njoftoi Komisioni i Mbrojtjes.

Kujtojmë se në fillim të majit, Promsvyazbank hapi dy zyrat e para në Krime, në Simferopol dhe Sevastopol. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!