Nëna e 4 fëmijëve bën biznes nga plehrat, mbledh 80 mijë dollarë për dy vjet

schedule12:15 - 4 Qershor, 2022

schedule 12:15 - 4 Qershor, 2022

Tiffany Butler nga Teksasi vlerëson se ajo fitoi rreth 80,000 dollarë në dy vite duke shitur gjërat që të tjerët i hedhin në kosh, të cilat më pas i nxjerr dhe i shet. Nëna e katër fëmijëve tashmë e ka kthyer këtë në një punë të plotë duke mbledhur gjëra të vjetra.

Ajo thotë se ka arritur që të mobilojë shtëpinë e saj me sende që gjeti në kosha. Ajo madje ka arritur të krijojë biznesin e saj duke shitur sende të gjetura në plehra, duke përfshirë fshesa me korrent, kufje, unaza, gjerdanë dhe madje edhe ushqim për qen.

Tiffany Butler, 32, nga Aubrey, Teksas, shpenzon deri në gjashtë orë në ditë duke pastruar nëpër kazanët e mbeturinave dhe ka bërë më shumë se 80,000 dollarë në dy vjet duke rishitur sendet e gjetura në plehra.

“Kam gjetur çdo pajisje kuzhine të mundshme por e preferuara ime është një tenxhere me presion me vlerë rreth 200 dollarë. Kam gjetur shumicën e mobiljeve të mia në kosh si divanin time që kushton 300 dollarë dhe një komodinë krejt të re me vlerë 200 dollarë“, tha ajo.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!