Përfaqësues të dy kompanive të rritjes së shpendëve në Durrës kanë protestuar në lidhje me vonesat e qeverisë për dëmshpërblimin që lidhet me asgjësimin e shpendëve të prekura nga sëmundja e influencës aviare, 3 muaj më parë.
Lexo edhe: Çfarë është gripi i shpendëve?
Ata shprehen se kanë vepruan ashtu siç kërkuan institucionet përgjegjëse, duke bërë eliminimin e shpendëve të prekura sipas protokolleve veterinare në fuqi, por ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare për kompensimin e dëmit të shkaktuar.
Kryetari i shoqatës së shpendërritësve, Edmond Mara shprehet se këto kompani vijojnë të jenë të rrezikuara.
Deri tani kompanitë në fjalë kanë marrë me anë të shkresave zyrtare konfirmimin se janë përjashtuar nga dëmshpërblimi për produktin vezë, duke qenë se hoqën nga tregu mbi 500 mijë kokrra vezë./abcnews.al/