Gjithçka për të shkuar te Kristjan Asllani. Interi e ka në listën e objektivave parësorë për të ardhmen mesfushorin e kombëtares shqiptare.
Tuttosport raporton se nënkampionët e Italisë janë të gatshëm të përfshijnë në marrëveshjen për mesfushorin e talentuar një mes Sebastian Esposito dhe Ionut Andre Radu.
Sulmuesi ishte në huazim te Basel dhe zviceranët nuk do ta blejnë.
Për portierin Radu, protagonist i gafës ndaj Bologna që kushtoi kreun dhe më pas titullin kampion, hapësirat do të jenë edhe më pakta sezonin e ardhshëm.
Në këto kushte kalimi tek Empoli do të ishte pozitiv për 25-vjeccarin. Gjithsesi klubi që ka Asllanin është ai që vendos, pasi mesfushori shqiptar është pjesë e rëndësishme e formacionit. / abcnews.al