Ekonomisti Selami Xhepa ka deklaruar se rritja e çmimeve mund të vijojë edhe për 2 vite të tjera. I ftuar në “Radarin Informativ” në Abc, Xhepa tha se çmimi i energjisë nuk ka rritje esenciale në bursën ndërkombëtare.
“Bordi në Shqipëri e rrit çmimin ndërsa vendet e tjera marrin masa për ta ulur çmimin. Çmimet e energjisë janë thelbësore në impaktin që ata kanë në të gjithë sektorët e tjerë të energjisë. Në bursën ndërkombëtare nuk ka pasur rritje të ndjeshme, 120 dollarë barela në mos gaboj është tani. Nuk ka pasur zhvillim të rëndësishëm. Në të gjithë tregjet e lëndëve të para janë esenciale. E veçanta e energjisë është se energjia futet kudo. Ajo shtyn edhe më shumë efektin negativ të inflacionit i jep një shtysë edhe më të fortë. Rritja e çmimeve do të vijojë edhe për 2 vite”, tha ai.
Por çmimet kanë shënuar një rritje në nivel të përgjithshëm. Eksperti i ekonomisë e quajti këtë fenomen abuzimi në situata të caktuara.
“Pse duhet rritur çmimi i shampos? Është i njohur fenomeni i abuzimit me situata të caktuara. Edhe në ekonomi që kanë nivele të forta të konkurrencës, në SHBA për shembull, Biden u bëri thirrje kompanive të mos abuzojnë e spekullojnë. Një sasi droge me vlerë prej 300 mijë eurosh, e dalë nga Shqipëria është bllokuar nga Policia e Maqedonisë së Veriut përpara se të mbërrinte në destinacionin final që ishte Greqia”.
Si pasojë e krizës rrezikojmë të na rriten faturat e energjisë elektrike kush kalon 700 kilovat në orë. Nga studioja e Abc, Xhepa theksoi se vendi jonë ka nevojë për sistem të ri tatimor.
“Nevoja për të bërë reformë serioze të sistemit tatimor ka qenë e nevojshme. Sistemi jonë tatimor ka krijuar prej kohës disbalanca të mëdha e diskriminime mes grupeve shoqërore. Disa grupe shoqërore nuk paguajnë fare taksa. Kemi krijuar një sistem që realisht krijon pabarazi të mëdha dhe serioze. Këto diskriminime janë të dëmshme. Nga kjo pikëpamje nevoja për të reformuar drejtësinë tatimore është e rëndësishme. Ne duhet të bëjmë një reformë serioze kur të bëhet paketa fiskale për vitin e ardhshëm”.
Ndërkaq ai shtoi se rritja e çmimeve është kërcënim për ekonominë botërore. /Abcnews.al