Mercedes sjell teknologjinë F1 në rrugë, prezanton AMG One me 1000 kuaj fuqi

schedule18:14 - 1 Qershor, 2022

schedule 18:14 - 1 Qershor, 2022

Pas gati 6 vitesh pritje, Mercedes ka zbuluar supermakinën e parë në historinë e tij që thyen barrierën e 1000 kuaj fuqive. AMG One përdor një sistem hibrid nga Formula 1 për të prodhuar 1,049 kuaj fuqi nga një motor 1.6 litërsh V6 turbo që kombinohet me katër motorë elektrikë.

Me një shpejtësi 352 km/orë, AMG One bëhet gjithashtu makina më e shpejtë që është prodhuar nga marka. One u shfaq për herë të parë si një koncept në panairin e makinave në 2017, dhe që atëherë Mercedes thuhet se ka shitur 275 njësitë e planifikuara për prodhim me një çmim prej 2.7 milionë dollarë.

Ky është ai! Mercedes-AMG One ka 1050 kuaj fuqi në F1

Falë elektricitetit të baterive dhe pranisë së katër motorëve elektrikë, AMG One ka aftësinë të lëvizë “elektrikisht” për rreth 18 kilometra. Për sa i përket performancës, AMG One mund të arrijë deri në në 100 km/orë për 2.9 sekonda me një shpejtësi maksimale mbi 352 km/orë.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!