Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Modena të Italisë, ku një fëmijë 13 muajsh ka rënë nga ballkoni i shtëpisë. Policia italiane ka arrestuar dadon. 32 vjeçarja Monica Santi akuzohet për “tentativë vrasjeje”.
Sipas hetimeve, shkruan se dyshohet se ka qenë dadoja e cila qëllimisht e hodhi foshnjën nga ballkoni i katit të dytë. Momentin kur ka ndodhur ngjarja prindërit ishin në punë, ndërsa në shtëpi, përveç dados ishte edhe pastruesja.
Djali i vogël tashmë ndodhet i shtruar në spitalin Maggiore në Bolonja ku mbërriti, në gjendje kritike, i transportuar me helikopter.
Mjekët thonë se i vogli ka pësuar trauma në gjoks dhe fraktura të shumta, por fatmirësisht gjendja e tij gradualisht është stabilizuar.
Nga ana tjetër, gjyshja e foshnjës është shprehur se: “Dadoja kurrë nuk kishte shfaqur asnjë shenjë çekuilibri, por gjithsesi nuk mund të them më shumë, ka hetime në vazhdim”.
32-vjeçarja është tentuar të merret në pyetje, ndërsa bëhet e ditur se është në gjendje shoku dhe nuk ka pranuar të flasë përpara hetuesve. /abcnews.al