Pas dështimit të tre raundeve, presidenti i ri i Republikës do të zgjidhet nga socialistët. Ndërkohë që situata erdhi në këtë pikë, ku nuk u arrit dakordësi për në kryetar shteti konsesual, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka një apel për socialistët.
Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Gjekmarkaj tha se PS e kishte strategji për ta zgjedhur vetë presidentin. Ndërkohë, që sipas tij arritën qëllimin, ai u kërkon që të zgjedhin një personalitet me kontribute nga forca e tyre politike.
“Opozita s’ka humbur asnjë shans për presidentin. Ju tashmë keni hyrë në fazën e zgjedhjes së presidentit, keni dashur të hyni në këtë fazë. Nuk i keni ofruar asgjë kushtetutës. Kjo është një strategji për të shkuar një president që kam frikë që do të vijë nga askundi. Unë e konsideroj PS si aset kombëtar. Dhe besoj e PS ka personalitete pafund që i kanë shërbyer vendit. Keni një ngarkesë të pushtetit piramidal. Ishte një mundësi për të krijuar një hapësirë. Meqenëse po shkoni drejt zgjedhjes siç deshët mos lejoni që në krye të shtetit të vendoset një askush. Të paktën të jetë një personalitet i PS”, tha Gjekmarkaj. g.v/abcnews.al