Kombëtarja U-19/ Miqësoret me Malin e Zi, Cungu bën publike listën e lojtarëve të grumbulluar

schedule09:55 - 31 Maj, 2022

schedule 09:55 - 31 Maj, 2022

Pas zyrtarizimit të dy sfidave miqësore ndaj Malit të Zi U-19, edhe ekipi Kombëtar U-19 i drejtuar nga Armando Cungu do të nisë nga e mërkura e 1 qershorit grumbullimin për përgatitjen e ndeshjeve. Trajneri shqiptar ka bërë publike këtë të hënë listën me 23 lojtarët e ftuar për këto sfida, 10 prej të cilëve luajnë në kampionatin vendas, ndërsa pjesa më e madhe e tyre aktivizohen me klube të huaja si Napoli, Tottenham, Torino, etj.

Skuadra e Cungut do të niset të mërkurën drejt Malit të Zi, duke nisur menjëherë me përgatitjet për këto miqësore ndaj vendit fqinj, ku ndeshja e parë e kuqezinjve do të luhet më 5 qershor, në ora 20:00 dhe jo në ora 17:30 siç ishte planifikuar më parë, në Mal të Zi, teksa përballja e dytë do të luhet orën 17:30 në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Këto dy miqësore të rëndësishme janë një mundësi shumë e mirë për të konsoliduar grupin kuqezi që do të përfaqësojnë Shqipërinë në eliminatoret e Europianit të ardhshëm për moshën U-19, ku ekipi i drejtuar nga Cungu është shortuar në Grupin 7 dhe përballë do të ketë Spanjën dhe Belgjikën. Ndeshjet e eliminatoreve të Grupit 7 të Shqipërisë në Europianin U-19 do të luhen në Belgjikë në shtator 2022.

Më herët gjatë këtij viti, Kombëtarja U-19 ka zhvilluar disa seleksionime, grumbullime e ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për Europianin e kësaj grupmoshe.

Më poshtë edhe lista me 22 emrat e futbollistëve të ftuar për këto dy miqësore të Kombëtares U-19 ndaj bashkëmoshatarëve të Malit të Zi:

/f.a/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!