Ish-ushtari rus Kirill Tereshin, i njohur gjithashtu si “Bazooka” dhe “Popai i rreme”, ka arritur ëndrrën e tij për të riformuar fytyrën në mënyrë që të duket si “një alien”.
Ai thotë se ka përfunduar procedurat e ndryshimit të fytyrës për ta bërë atë të duket si një “alien”.
25-vjeçari vazhdoi me një sërë operacionesh plastike me buzët, faqet dhe nofullën e poshtme.
Së fundmi ai u mburr në një video e cila tregonte fytyrën e tij, se më në fund ja kishte dalë të dukej si “Alien.”
Ai mendon se kjo do ta ndihmojë atë të takojë alienët kur të vdesë, shkruan Daily Star.
Tereshin tha: “Ndjej se kur të vdes, do të arrij tek ata (alienët). Unë besoj në këtë. Transformimi i tretë i fytyrës sime ka përfunduar me sukses. Sa e bukur është. Gjithçka është bërë ashtu siç duhet.”
Operacionet plastike i kushtuan atij 3600 paund./abcnews.al/