Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al
Pasi humbën shqisën e nuhatjes, “viktimat” e Covid-19, atëherë e kuptuan rëndësinë e saj. Pacientët e pafat folën për përvojën e anosmisë, duke thënë se nuk mund të shijonin asnjë ushqim, përveç pamjes.
Sipas Elise Vernon Pearlstine në “Scent”, njerëzit kanë marrë prej kohësh kënaqësinë e botës natyrore nga nuhatja. Megjithatë, në pjesën më të madhe, njerëzit nuk janë tregu i tyre i synuar. Për bimët, aromat janë një mënyrë për të bashkëvepruar me insektet dhe kafshët e tjera.
Tërheqja e tyre për njerëzit është thjesht e rastësishme.
Në terma kimikë, shumica e tyre përbëhen nga komponime organike të paqëndrueshme – të quajtura kështu për shkak të tendencës së tyre për të ndryshuar gjendjen papritur. Lëndët e paqëndrueshme avullojnë lehtësisht. Një shembull është limoneni, një përbërës i thjeshtë që ka aromën e agrumëve.
Santalene, e cila gjendet në dru sandal kërkon më shumë kohë për t’u avulluar, Në proceset riprodhuese të bimëve, ato tërheqin pjalmuesit. Rrëshirat e temjanit dhe mirrës mbrojnë lëvoren e pemës, duke formuar një lloj arome që ndihmon në parandalimin e kalbjes.
Bimët e duhanit Coyota prodhojnë substanca të paqëndrueshme që tërheqin grabitqarët.
Pearlstine thekson se sa “dinake” mund të jenë bimët në shfrytëzimin e aromave të tyre për riprodhim.
Lulet e bardha shpesh lëshojnë aromë gjatë natës, për të tërhequr pjalmuesit e natës si mola. Ata prodhojnë një nektar që inkurajon insektet të vazhdojnë të lëvizin, në vend që të qëndrojnë në një vend të vetëm- kjo shërben për të rritur pllenimin, raporton abcnews.al.
Lule të tjera ndryshojnë aromën e tyre, si një sinjal për insektet që të shkojnë diku tjetër. Por, megjithëse “Aroma” tregon në thelb zgjuarsinë e bimëve. Por gjithashtu njerëzit kanë përdorur prej kohësh aromat për qëllimet e tyre, veçanërisht në ceremonitë fetare: recetat e parfumeve në muret e një tempulli egjiptian në Edfu tregojnë se për sa kohë janë përzier përbërësit në kërkim të një kombinimi optimal.
Aq shumë të veçanta dhe të rëndësishme ishin disa aroma, saqë, për të trembur konkurrentët, tregtarët arabë përhapën një legjendë për shqiponjat gjigante që me sa duket ruanin kanellën.
Përfundimisht shkencëtarët nuk kishin më nevojë për burime natyrore për aromat. Në 1866, ata sintetizuan për herë të parë molekulën e një arome. 16 vite më vonë, Houbigant Parfum publikoi Fougère Royale, të cilin Pearlstine e quan “parfumi i parë i fantazisë moderne” pasi ka një natyrale.
Në ditët e sotme, krijimi i aromave dominohet nga komponimet sintetike, të cilat mund të prodhohen me shumicë. Kjo ka çuar në përhapjen e produkteve me aromë të keqe, nga letra higjienike te pasta e dhëmbëve, raporton abcnews.al.
Prandaj, krijimi i aromave cilësohet si një biznes i madh. Syrmise pati shitje me vlerë prej 3.8 miliardë eurosh vitin e kaluar.
/abcnews.al