Fiorentina nuk humb kohë, ofertë zyrtare lojtarit me origjinë shqiptare

schedule14:25 - 29 Maj, 2022

schedule 14:25 - 29 Maj, 2022

Kastriot Imeri është kthyer në një lojtarë të preferuar për disa ekipe të mëdha, teksa gjatë merkatës së verës pritet të largohet nga Servette.

Mesfushori me origjinë shqiptare ka bërë një sezon të shkëlqyer në Zvicër, paraqitjet e të cilit tashmë kanë vënë në gjurmët e tij skuadra të njohura.

Në Seria A, Fiorentina duke se e ka seriozisht, pasi sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, klubi vjollcë ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Servettes prej katër milionë euro për transferimin e Imerit i cili pëlqen faktin për të luajtur në Serie A.

Por marrëveshje mes dy klubeve ende nuk ka me Servetten që po synon të fitojë rreth gjashtë milionë euro nga shitja e yllit të skuadrës.

Për 21-vjeçarin që këtë edicion e mbylli me 11 gola në Superligën e Zvicrës interesim ka shfaqur edhe Eintracht Frankfurt, Club Brugge, Torino dhe skuadra franceze Nice që vazhdon të insistojë për transferimin e tij. /f.a/abcnews.al