Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj shkruan se Nishani do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.
Postimi i Haradinajt:
Paska ndërruar jetë Presidenti Bujar Nishani. Bashkëndjejmë me familjen dhe të afërmit për këtë humbje të madhe.
Do të kujtohet përherë si udhëheqës me integritet dhe kontribues i madh për demokracinë në Shqipëri.
U prehtë në paqe!