Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Në mesazhin e tij Gjiknuri shkruan se Nishani ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë
Postimi i plotë:
Një lajm i dhimbshëm ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani!
Përtej bindjeve dhe pozicioneve të ndryshme politike, ai ishte një personalitet që diti të përcjellë gjithmonë vlerat më të mira njerëzore, qetësinë dhe maturinë!
Gjej rastin tu shpreh familjarëve dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta! ?