Gjykata e posaçme ka shpallur vendimin për personat e dyshuar që abuzuan me tenderin për të blerë shkallën e zjarrfikëses ne Durrës.
Ata dyshohet se abuzuan me një tender me vlere 7 milion lekësh, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë manipuluar garën për tenderin me vlerë të fondit limit prej 7 083 000 lekë në periudhën Maj-qershor 2020 për blerje autoshkalle për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimin (MZSH).
Sipas GJKKO Adriatik Velaj dënohet me 11 muaj burg për shpërdorim detyre, Muhamed Likazhiu, 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Artan Taho dënohet me 10 muaj burg për shpërdorim detyre, Gj.Markola, 10 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’, I.Matmuja, 11 muaj ‘shkelje e barazisë në tendera’, Riza Sulaj, dënohet me 11 muaj burg për ‘falsifikim të vulave’, Patriot Beqiraj 11 muaj burg për ‘shkelje e barazisë në tendera’.
Adriatik Velaj, Muhamet Likazhi dhe Artan Taho në cilësinë e anëtarëve të grupit të specifikimeve teknike dhe përllogaritjes së vlerës së fondit pranë Bashkisë së Durrësit në bashkëpunim me anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të ofertave Patriot Beqaraj, Indrit Matmuja, dhe Gjergj Markola kanë shkelur barazinë në tendera duke favorizuar shoqëritë R&R Group sh.p.k. dhe Klosi – R Company sh.p.k.
Nga hetimi ka rezultuar se Albion Bushi, Lulzime Rami, Riza Sulaj dhe Elona Rami me detyrë administratorë, ortakë dhe punonjës të shoqërive të shoqërive të përfshira në këtë aferë kanë falsifikuar dokumentet dhe i kanë paraqitur ato në kuadër të garës, për të përfituar tenderin për autoshkallën për mbrojtjen nga zjarri me vlerë mbi 7 milionë lekë të reja.
/abcnews.al/