Të paktën 17 tifozë të klubit kolumbian të futbollit Deportivo Cali u arrestuan dhe 50 të tjerë u shoqëruan nga policia, disa orë para ndeshjes kundër Boca Juniors në fazën e grupeve të Copa Liberatores në Buenos Aires të enjten.
Tifozët u arrestuan me dyshimin për kryerjen e sulmeve dhe kundërshtimin e autoritetit, si dhe për mbajtjen e thikave, tha Ministria e Sigurisë.
Arrestimet u kryen në një park në jug të qytetit, pak blloqe larg stadiumit La Bombonera, ku do të luhej ndeshja që do të përcaktojë klasifikimin në fazën e 16-të të kompeticionit kontinental.
Policia tha se sekuestroi disa thika, brisqe dhe shishe alkooli.
Një ditë më parë, disa tifozë të Deportivo Cali u përfshinë në një përleshje me tifozët e Racing Club pranë një stacioni hekurudhor në një periferi në jug të kryeqytetit./ h.ll/abcnews.al