Interi është një nga skuadrat që po këmbëngul fort për të transferuar Paulo Dybalan gjatë merkatos së verës.
Me argjentinasin që është tashmë një lojtarë i lirë, zikëltërtit nuk po përmbahen edhe tek oferta e bërë për të.
Sipas “Tuttosport”, drejtuesit e Interit i kanë ofruar sulmuesit 7 milionë euro në sezon, plus bonuse, për tre sezone.
Një ofertë më e lartë se e para dhe kjo ka ndodhur pasi presidenti Steven Zhang ka dhënë “OK”, pasi mendon që së bashku me Lautaro Martinez do të ishin të papërmbajtshëm dhe do ndihmonte në aspektin e marketingut. /f.a/abcnews.al