Kështjella e mallkuar, kush e viziton vdes një vit më pas

schedule20:24 - 26 Maj, 2022

schedule 20:24 - 26 Maj, 2022

Nuk është thjesht supersticion. Është një fakt i konstatuar në vite. Ekziston një kështjellë që nëse e viziton, fiks pas një viti ose do vdesësh, ose do kesh fatkeqësi.

Bëhet fjalë për kështjellën ‘Zvikoc’ në Republikën Çeke.

Ajo daton që nga shekulli i 13-të dhe është e vendosur në qendër të vendit midis dy lumenjve të mëdhenj, Vltava dhe Otava. Pamja e saj është mahnitëse dhe tepër joshëse për tu vizituar, megjithatë disa legjenda të frikshme e rrethojnë këtë vend.

Aty thuhet se endet shpirti i zonjës që ka banuar në këtë kështjellë më përpara, e po ashtu në themelet dhe bodrumet e saj shumë turistë kanë treguar se mund të dëgjosh të qara dhe vajtime rrëqethëse gjatë natës. Një tjetër rast i frikshëm është se çdo kush që ka marrë guximin për ta vizituar ka vdekur një vit më vonë, fiks në të njëjtën datë kur kishte vizituar kështjellën.

Këto histori kanë bërë që ky sit të mos ketë shumë vizitorë, edhe pse kurioziteti për ta parë nga afër është i madh. Për ata që guxojnë, le ta provojnë!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!