Dy tifozë të Feynoord-it nuk janë lejuar të futen në stadiumin “Air Albania”. Gazetarja Xhensila Kodra raporton se tifozët janë ndaluar për shkak të trazirave të mbrëmjes së kaluar të rrugët e Tiranës. Holandezët janë shoqëruar në polici, si të përfshirë në këto ngjarje.
Sakaq, hyrja në stadium ka nisur në orën 18:00 dhe vijon ende. Tifozët u janë nënshtruar kontrolleve të imtësishme që të mos marrin me vete sende të forta.
Lexo edhe: VIDEO/ Tifozët e Feyenoord nisen drejt stadiumit, i vendosin flakën Tiranës
Mbrëmjen e kaluar u regjistruan një sërë incidentesh në qendër të Tiranës, pasi pati përplasje të grupeve të tifozëve me forcat e policisë. Për pasojë mbetën të lënduar disa efektivë. g.v/abcnews.al