Një 18-vjeçar ka përfunduar në Spitalin e Traumës, pasi është goditur me sende të forta nga dy 19-vjeçarë, njëri banues në
Lapardha dhe tjetri në Berat. Dy të rinjtë janë arrestuar nga policia e Beratit.
Njoftimi i policisë
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H. T., 19 vjeç, banues në Lapardha dhe A. S., 19 vjeç, banues në Berat, pasi në afërsi të fshatit Lapardha, kanë goditur me mjete të forta, për motive të dobëta, shtetasin M. K., 18 vjeç, banues në Lapardha, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë.
/abcnews.al/