Pas takimit me agjentin e Ivan Perisic ku u fol për rinovimin e kontratës së mesfushorit kroat, sot është radha e trajnerit Simone Inzaghi që të takohet me drejtuesit e zikaltërve.
Sipas “Corriere della Sera”, ditën e sotme nuk do të diskutohet pjesa e rinovimit të kontratës me trajnerin, pasi siç bëhet e ditur është arritur një marrëveshjen në parim për zgjatjen e saj deri në vitin 2024 me një pagë vjetorë 5.5 milion euro nga 4 që Inzaghi merr aktualisht.
Gjatë këtij takimi në fokus do të jetë ndërtimi i skuadrës për sezonin e ardhshëm, ku mes palëve do të flitet për transferimet që mund të bëhen gjatë kësaj merkatoje. Në takim, përveç Marottës dhe Ausilios, do të jetë edhe presidenti Steven Zhang.
Trajneri duhet t’i tregojë planet e tij drejtuesve se kë lojtarë kërkon si përforcim dhe kë lojtar do të largojë pasi nuk është në planet e tij në mënyrë që të arrihet edhe një bilanc financiar mes tyre. /f.a/abcnews.al