Alizoti-Ramës: Po të mos ishte Partia e Punës ti dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi

schedule19:52 - 23 Maj, 2022

schedule 19:52 - 23 Maj, 2022

Në sallën e Kuvendit, deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti kërkoi që PS të shkëputet nga krimet e komunizmit. Sipas tij, së paku PS duhet të kishte nderuar figurat e kryengritjes më të ashpër ndaj diktaturës, asaj të Qafë-Barit.

Me ironi, deputeti demokrat tha se kur vetë jetonte në kasolle i internuar, Rama ishte në mes të Tranës. Alizoti nuk heziton t’i kujtojë kryeministrit privilegjet e Partisë së Punës, ndërsa mori duartrokitjet e deputetëve demokratë.

“Zoti kryeministër meqë ju përmendë Xhelal Koprenckën, ai ishte një mik i ngushtë i tim eti. Nuk e doja këtë bisedë, zakonisht hesht. Në moshë të vogël shkoja shesh në Spaç edhe në Qafë Bari. Pardje shkuam në përkujtmoren e Tom Ndojës dhe Sandër Sokolit. Por kam përshtypjen që fatkeqësisht në këtë vend padrejtësia ka zënë vend. njerëzit që ishin pjesë e elitës sot marrin në dorë të bëjnë edhe drejtësinë. Kur unë jetoja në kasolle dhe shumë të persekutuar nuk shikonin prindërit e tyre ju ishin në mes të Tiranës.

Jo se ju keni faj për këtë gjë, por të paktën ruani botën e artit dhe batutën tuaj. Por mos hyni në një fushë të minuar kur dhe vetë ju familjarisht jeni të përfshirë në këtë pjesë. Aty kanë qenë fisnikët dhe heronj dhe Shqipëria duhet ti respektonte, Pal Sokolin, Xhelal Koprenckën që ishin fisnikë. Po të mos ishte partia e punës ju dhe Olsi do shpërndanit çadra në Dhërmi dhe Vuno. Sepse ju vinit nga ajo shtresë, ju ishit klasa punëtore. Fatkeqësisht nga aristokracia na vranë njerëzit tuaj, pr ju për të paktën duhet për dy fisnikë që sfiduan diktaturën t’i nderonit. Sepse kjo parti e majtë, është pronë kombëtare duhet të shkëputet nga krimet e komunizmit, por edhe arroganca juaj.

Jeni shumë arrogant dhe ndonjëherë më falni jeni edhe injorant. Dhe kjo etikë që përdorni që gjoja bëni humor sepse jeni sipërfaqësor. Unë ju falënderoj dhe shpresoj të reflektoni zoti kryeministër. Unë do vazhdoj t’ju dëgjoj dhe do pi një kafe për qejfin tim”, tha Alizoti.

Revolta e Qafë-Barit tronditi themelet e diktaturës komuniste. Në maj të vitit 1984, 24 të burgosur politikë në burgun e Qafë-Barit, u ngritën në një protestë të pazakontë dhe luftuan me gardianët kundër barbarisë së tyre. Është një ndër revoltat e rëndësishme pas asaj të Burgut të Spaçit. g.v/abcnews.al