Partia e francezes Marin Lë Pen ka hyrë me ide të qarta në zgjedhjet për parlamentin e ri europian. Dy nga objektivat kryesorë janë eliminimi i Komisionit Europian dhe reformimi i vetë parlamentit.
Eliminimi i Komisionit Europian dhe reformimi i parlamentit janë disa nga propozimet e partisë së Marin Lë Pen që prezantoi në Strasburg manifestin e saj për zgjedhjet parlamentare europiane.
Lë Pen u shpreh se dëshiron të çlirojë kombet nga një Bashkim Europian që i mbyt dhe i privon nga sovraniteti i tyre, dhe që seriozisht minon demokracinë.
Por ideja e mos pasjes së një krahu ekzekutiv dhe eliminimi i guardianit të traktatave konsiderohet si absurd nga eurodeputetët gjermanë. Nga rradhët e partisë së gjelbër shprehen se komisioni europian i shërben interesave të të gjithëve. Eliminimi do të thoshte shkatërrim, dështim i funksionimit të Bashkimit Europian.
Lë Pen kërkon që të jenë shtetet anëtare që të vendosin, në mënyrë të drejtpërdrejtë nëpërmjet një reformimi të parlamentit europian që u shërben kombeve. Por një gjë e tillë do të paralizonte funksionimin e Bashkimit europian sipas eurodeputetëve francezë.
Sipas tyre parlamenti europian është i përbërë nga deputetë kombëtarë, dhe kjo formulë ekziston që nga 1979. Europa është që tani shumë shpesh një shumë egoizmash kombëtarë.
Partia e Lë Pen kërkon dhe ndryshime Brenda bankës qendrore dhe në Fronteks, i cili merret me kufijtë. Sipas sondazheve partia është në të njëjtin nivel votash me grupimin politik të Emanuel Makron./abcnews.al