Biden viziton Japoninë për herë të parë që nga fillimi i mandatit të tij

schedule15:43 - 22 Maj, 2022

schedule 15:43 - 22 Maj, 2022

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, mbërriti në Japoni, duke zbarkuar në bazën ushtarake amerikane në Yokota, në perëndim të Tokios.

Gjatë pjesës së dytë dhe të fundit të udhëtimit të tij në Azi, Biden, nesër do të pritet në pallatin perandorak nga perandori Naruhito dhe më pas do të takojë kryeministrin japonez Kishida.

Biden do të marrë pjesë edhe  në samitin joformal të Kuadit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryeministri indian Narendra Modi dhe homologu i tij australian, i zgjedhur së fundmi, Anthony Albanese.

Kjo është vizita e parë e tij në Japoni që nga fillimi i mandatit të Presidentit /abcnews.al/