Para se t’i fusni atletet në lavatriçe, ndiqni këto hapa që të mos i shkatërroni

schedule10:21 - 21 Maj, 2022

schedule 10:21 - 21 Maj, 2022

Larja e atleteve me dorë mund të jetë një sfidë më vete ndaj nuk është e pazakontë që t’i vendosni në lavatriçe. Sidoqoftë, lind pyetja, a është zgjidhja e duhur? Një ekspert pastrimi, Will Lankston, zbuloi pse kjo mund të mos jetë ideja më e mirë.

“Ju këshilloj që të mos i lani atletet ashtu dhe sidomos të mos i vendosni në tharëse. Nxehtësia mund t’i thërrmojë atletet dhe të shkatërrojë ngjitësin që i mban ato”, tha ai. Por përpara se t’i fusni në lavatriçe, sigurohuni që të keni lexuar udhëzimet për pastrimin e tyre.

Shihni nëse ato janë të sigurta për t’u larë në një makinë larëse. Është gjithashtu e rëndësishme të kontrolloni temperaturën e duhur të rekomanduar në etiketën e tyre. Kjo është një metodë hap pas hapi për t’i bërë këpucët tuaja të pastra si ditën që i keni blerë.

1. Kontrolloni etiketën e kujdesit për larje
2. Hiqni lidhëset e tyre
3. Hiqni papastërtitë para se t’i fusni në lavatriçe.
4. Futini në një çantë rrjetë ose në një këllëf të vjetër jastëku

Disa mënyra të tjera:

Asnjëherë mos i lini në diell

Lërini atletët tuaj të bardha në një vend të thatë ku nuk iu bie dielli, pasi shkakton ndryshimin e ngjyrës së tyre.

Pastroni me uthull

Merrni një leckë të pastër dhe zhyteni në uthull të bardhë. Në këtë mënyrë, ata do të pastrohen më lehtë. /abcnews.al