Kriza e Ukrainës tërhoqi vëmendjen në Kanë të premten, pasi një protestuese gjysmë e zhveshur, e lyer me blu dhe të verdhë, doli në tapetin e kuq.
Gruaja e paidentifikuar hoqi fustanin e saj duke zbuluar ngjyrat e flamurit ukrainas, me fjalët “stop përdhunimit” të vendosura në bark dhe gjurmët e kuqe të duarve në të pasmet e saj.
Zyrtarët e sigurisë arritën ta mbështillnin me shpejtësi me një xhaketë, dhe arritën ta largonin nga tapeti i kuq. Të ftuarit dukeshin të hutuar ndërsa muzika e festivalit ndaloi.
Protesta e shkurtër u zhvillua në premierën botërore të “Tre mijë vjet mall”, me yjet Idris Elba dhe Tilda Swinton të gatshëm për të mbërritur dhe për të ecur në shkallët e famshme të Palais des Festivals./abcnews.al/