Vladimir Putin është kthyer nga një njeri i fortë maço në një person që “Lufton” të ecë në hapësirën e vetëm 3 viteve zbulojnë fotot.
Që kur u bë President I Rusisë për herë të parë në vitin 2000, Vladimir është krenuar me imazhin e tij të fortë duke u fotografuar mbi kuaj pa këmishë, duke marrë pjesë në demonstrate xhudo, duke ndjekur tigrat dhe duke u stërvitur.
Por në 3 vitet e fundit ai është dobësuar duke i lënë vendin një qëndrimi të dobët dhe të rrënuar, shkruan The Sun.
Shumë fotografi janë bërë gjatë viteve për qëllime propagande, duke përfshirë një foto të vitit 2008 të tij duke kontrolluar një gjurmues satelitor në një tigër siberian.
Ai ka qenë gjithashtu i kujdesshëm që të rrethohet me të tjerë “burra të fortë” në fotografitë e realizuara, si në vitin 2011 kur shkoi për një xhiro me bandën famëkeqe ruse të motoçikletave “Ujqërit e natës.”
Foto të tjera të publikuara nga mediat e kontrolluara nga shteti rus gjatë viteve tregojnë Presidentin duke u stërvitur në një palestër në shtëpi në rezidencën e tij verore në Soçi dhe duke marrë pjesë në demonstratat e xhudos.
Në vitin 2017, ai u shfaq ende relativisht i ri teksa realizoi një selfie me modelen dhe fituesen e Miss Rusisë, Violetta Igoshina.
Por në vitet e fundit pamja e Presidentit Putin ka ndezur thashethemet se lideri rus ka bërë operacione të rregullta estetike.
Në vitin 2017, kirurgu kanadez i kozmetikës së fytyrës, Philip Solomon tha për National Post : “Unë do të spekuloja se ai kishte bërë filler dhe botox, dhe kjo është e dukshme nga lëmimi rreth ballit të tij.”
Ai shtoi se presidenti rus duket se i është nënshtruar një sërë trajtimesh të mëdha midis 2012 dhe 2014, rreth kohës kur ai po divorcohej nga gruaja e tij e parë, Lyudmila.
Në vetëm 3 vjet pamja e Putinit ka ndryshuar në mënyrë drastike. Fytyra e tij tani duket e fryrë dhe sjellja e tij ka ndryshuar.
Që nga fillimi i luftës në Ukrainë , pamja e tij është vënë nën një shqyrtim shumë më të madh, mes thashethemeve se ai po i nënshtrohet trajtimit për kancer.
Një ish-spiun britanik ka pohuar se Putini “vuan nga kanceri” dhe është vazhdimisht i rrethuar nga mjekë.
Thashethemet kanë qarkulluar prej disa kohësh se presidenti Putin vuan nga një sëmundje e rëndë , dhe në mars, Kremlini madje u detyrua të lëshonte një deklaratë, duke këmbëngulur se ai ishte në gjendje të mirë shëndetësore./abcnews.al/