Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen. Kështu ka deklaruar nga Elbasani Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla sipas të cilit çdo shqiptar ka të drejtën të votojë Kryetarin e Bashkisë.
70 ditë para zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, socialistët kanë nisur organizimet e të gjitha strukturave elektorale.
Për numrin 2 të Partisë Socialiste shqiptarët dinë të bëjnë dallimin mes bashkive që drejtohen nga kjo mazhorancë dhe atyre opozitare.
“Më 30 Qershor zgjedhjet do të zhvillohen dhe në këtë datë çdo shqiptar ka të drejtën të votojë Kryetarin e Bashkisë. Shqiptarët dinë të bëjnë shumë mirë dallimin mes bashkive që drejtohen nga PS dhe bashkive që drejtohen nga Luli dhe Monika, e të cilat ka ardhur koha t’i çlirojmë nga kapja prej tyre. Zgjedhja është aq e thjeshtë sa ne jemi të sigurtë se edhe po të garonte në zgjedhje i vetëm, Lulzim Basha sërish do të humbte, pasi shqiptarët e refuzojnë Bashën, partinë e tij pa ide dhe alternativën e tij të dhunës, politikën e tij të baltës dhe gënjeshtrës. Lulzim Basha mendon vetëm për veten e tij e për asgjë tjetër”, tha Balla.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një takim me koordinatorët dixhitalë të qarkut të Elbasanit u kërkoi që të jenë në kohë reale në përgjigje të pyetjeve dhe shqetësimeve që drejtohen nga qytetarët në rrjetet sociale dhe sidomos në portalin e ri “Bashkitë që duam”./abcnews.al