Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Policia i gjeti një pistoletë poshtë sediljes së makinës, 7 vite burg për 21-vjeçarin shqiptar

schedule10:45 - 20 Maj, 2022

schedule 10:45 - 20 Maj, 2022

Një shqiptar në Britaninë e Madhe është dënuar pasi është kapur nga policia me armë. Sipas raportimeve, 21-vjeçari e kishte fshehur pistoletën poshtë sediljes. Bëhet fjalë për Klejdi Kazanin, i cili e mbante armën poshtë sediljes së pasagjerit, por nuk e dinte që po ndiqej nga policia.

I riu thuhet se u mundua të arratisej, por më pas i ra një paketë cigare në të cilën kishte fshehur plumbat e modifikuara të pistoletës. Kazani është vënë në pranga bashkë me shoferin e automjetit i cili vijon ende të jetë hetim nga autoritetet britanike.

Kazani u deklarua fajtor për mbajtjen e një arme zjarri dhe municioni dhe u dënua me 7 vite burg në Gjykatën e Luton Crown. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!