Sulmuesi i Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang ka vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar, dy javë para se të fillojë edhe fushata kualifikuese e Kupës së Kombeve të Afrikës 2023.
Kapiteni i Gabonit është gjithashtu edhe golashënuesi më i mirë i kombëtares në të gjithë kohërat, pasi ka arritur të shënojë 29 gola në 68 paraqitje për Panthers.
Lajmin për tërheqjen nga kombëtarja të sulmuesit e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Gabonit (Fegafoot) tha se kishte marrë një letër nga Aubameyang duke njoftuar vendimin e tij.
“Pas 13 vitesh që përfaqësoj vendin tim me krenari, dua t’ju them se po i jap fund karrierës sime ndërkombëtare. Dëshiroj të falënderoj popullin gabonez dhe të gjithë ata që më kanë mbështetur në kohët e mira dhe në ato të këqija.
Do të kem gjithmonë kujtime të shkëlqyera si dita kur bëra debutimin tim, apo dita kur u ktheva nga Nigeria me çmimin Lojtari Afrikan i Vitit. Ndarja e tij me të gjithë është një moment i paharrueshëm.
Dua të falënderoj babanë tim që më bëri të dëshiroj të jem si ai dhe shpresoj se e kam bërë krenar që ka veshur ngjyrat tona”, ka deklaruar ish-lojtari i Arsenalit. /f.a/abcnews.al