Akademiku serb: S’ka zgjidhje magjike për Kosovën, ka vetëm respekt për realitetin

schedule10:59 - 19 Maj, 2022

schedule 10:59 - 19 Maj, 2022

Akademiku serb Dushan Teodoroviç ka thënë se çështja e Kosovës, për të cilën “flitet vazhdimisht” nuk ka “zgjidhje magjike”. Ai ka thënë se zgjidhja mund të bëhet vetëm duke e respektuar realitetin dhe duke realizuar negociata të ashpra për çështjet ekonomike, të mbrojtjes së monumenteve kulturore dhe të drejtat e pakicave.

“Ka vetëm respekt për realitetin, me negociata të ashpra mbi çështjet ekonomike, mbrojtjen e monumenteve kulturore dhe të drejtat e njeriut dhe të pakicave”, tha Teodoroviç për të përjavshmen NiN, shkruan Nova.rs, trasnmeton Gazeta Express.

Ai gjithashtu tha se Europa këto ditë “na thotë pa mëdyshje se Serbia, e cila është duke negociuar anëtarësimin në Bashkimin Europian (BE), duhet të bëjë një zgjedhje strategjike, të ndryshojë politikën e saj të jashtme dhe të ndalojë së luajturi në tela midis BE-së dhe Rusisë”.

Teodoroviç ka thënë se mesazhi që BE po i dërgon Serbisë është në thelb shumë i thjeshtë.

“Ky mesazh thotë: Ju keni shprehur dëshirën tuaj për t’u bërë anëtar i klubit tonë. Ju lusim të lexoni udhëzimet për pranimin e anëtarëve të rinj dhe të plotësoni pyetësorin sipas këtyre udhëzimeve”, tha Teodoroviq. /Gazeta Express/