Universiteti Epoka bëri bashkë në ambientet e kampusit të saj, 105 kompani prestigjoze në kuadër të panairit të 9 të punës. Studentë por edhe ata të cilët kanë përfunduar studimet bachelor apo master tek Epoka, kanë mundësinë të prezantohen nga afër me tregun e punës, për të nisur udhëtimin e tyre drejtë karrierës.
Mentor Sinanaj, Përgjegjës i zyrës së karrierës në Universitetin Epoka, thotë se ky panair është një mundësi e artë për këta studentë, ndërsa vlerëson nivelin e tyre akademik.
Rektori i këtij universiteti Profesor Doktor Ahmet Wztash, thotë se ndihet krenar për suksesin e këtyre studentëve, në rrugëtimin drejtë suksesit.
Santjola Hasanaj, është 21 vjeç. Është drejtë përfundimit të programit bachelor në degën informatikë ekonomike, ndërsa paralelisht është e punësuar në një prej kompanive më prestigjoze në vend. Thotë se emri i Universitetit Epoka, i ka hapur shumë dyer në aspektin profesional.
Edhe Eldi Pasko, student i vitit të tretë, thotë se falë eksperiencës akademike përgjatë këtyre viteve në Universitetin Epoka, ndihet gati për të dalë në tregun e punës.
Rreth 92% e studentëve të cilët kanë përfunduar studimet në Universitetin Epoka, janë punësuar në kompani prestigjoze në vendin tonë dhe jo vetëm. Ky universitet falë stafit akademik professional dhe me përbërje ndërkombëtare, i ofron studentëve një të ardhme të ndritur në fusha të ndryshme profesionale.
/Abcnews.al/