Kharkivi është një tjetër fitore historike e Ukrainës, pas më shumë se dy muaj luftime nën pushtimin rus. Më herët ushtria ukrainase njoftoi se ka nën kontroll qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, pasi mundën të largojnë nga aty ushtarët rus.
Ndërsa sot, guvernatori i Kharkiv ka njoftuar se trupat që mbrojnë rajonin ukrainas kanë arritur në kufirin shtetëror me Rusinë.
Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një video që tregon trupat ukrainase që mbërrijnë në kufirin që ndan të dy vendet.
Beyond words. Today Ukrainian military 227th battalion of the 127th territorial defense brigade reached the border with Russia in the Kharkiv region. Glory to Ukraine! ???? pic.twitter.com/wFEFS89GhV
— Maria Avdeeva (@maria_avdv) May 15, 2022
Siç raportohet nga Dominic Waghorn i Sky News, ushtarët ukrainas kanë mbrojtur me sukses Kharkivin nga forcat e Vladimir Putin për më shumë se 80 ditë.
Ndërsa ky është një tjetër dështim i ushtrisë rusë, pasi disa javë më parë nuk mundën të merrnin Kievin. g.v/abcnews.al