Në “London Stadium” u zhvillua ndeshja mes West Ham dhe Manchester Cityt, takim i cili nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2.
Përveç rezultatit që ishte surprizë, pasi “Qytetarët” e Pep Guardiolës ndalen nga “Hammers” diçka tjetër mori vëmendjen.
Kapiteni i “Çekiçëve”, Mark Noble u përshëndet me tifozët, pasi zyrtarisht mbylli karrierën e tij me futbollin e luajtur, teksa në moshën 35-vjeçare ka zgjedhur të varë këpucët në gozhdë.
Anglezi e mbylli me futbollin e luajtur pas 18 vitesh me skuadrën e West Ham dhe në karrierën e tij numëron 549 ndeshje dhe 62 gola me fanellën e “The Hammers”. Gjatë karrierës, gjatë viteve 2005-2007 luajti në formë huazimi për Hull City dhe Ipswich Town.
Mark Noble was met with an incredible reception for his last home game for West Ham ?pic.twitter.com/KNofNtGYuO
— Sky Sports News (@SkySportsNews) May 15, 2022
/f.a/abcnews.al