Partia e Presidentit Erdogan kërkon përsëritjen e zgjedhjeve për Bashkinë e Stambollit. Kërkesa është dorëzuar në Këshillin e Lartë zgjedhor, me argumentimin se kjo parti ka ende dyshime të pasqaruara mbi fitoren e kandidatit të opozitës.
Presidenti Erdogan ende nuk e pranon humbjen e partisë së tij në zgjedhjet për bashkinë e Stambollit. Partia e tij “Drejtësi dhe Zhvillimit” I paraqiti një ankesë të jashtëzakonshme Këshillit të Lartë Zgjedhor duke kërkuar anullimin dhe përsëritjen e zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Stambollit.
Nënkryetari i partisë Ali Ihsan Javuz deklaroi se ne kemi dyshime të cilat nuk kemi qenë në gjendje t’I zgjidhim. Ai shtoi se vetëm këshilli i Lartë zgjedhor mund t’i zgjidhë ato dyshime. Sipas rezultateve jo zyrtare që i raporton agjensia e lajmeve Anadoll, kandidati i opozitës Ekrem Imamoglu ka kryesuar garën me 48,79 për qind të votave para të të gjitha rinumërimeve, ndërsa kandidati I partisë së Erdogan ka marrë 48,51 për qind të votave. Edhe rinumërimi i votave u krye pasi partia e presidentit Erdoan kontestoi rezultatin duke folur për parregullsi të organizuara. /abcnews.al