Raportet e politikës me drejtësinë, por dhe futja në lojë e SPAK, ku herë i bëhet presion nga njëra anë e politikës dhe herë nga ana tjetër, ka qenë një tjetër pikë diskutimi në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.
Sa i përket kërkesës së Ramës ndaj SPAK për të nisur hetimin ndaj Berishës, analisti Skënder Minxhozi theksoi se kryeministri po kërkon që të luajë “lojën” e SHBA pas shpalljes non-grata të ish-kryeministrit, por gjithashtu sipas tij institucioni i drejtësisë duhet të ketë një kallëzim për të nisur një hetim.
Ndërkohë Minxhozi tha se në 31 vite të politikës shqiptare, dy janë personazhet që kanë patur garanci të plotë juridike për paprekshmëri, të cilët janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe kreu i shtetit, Ilir Meta.
“Dy personazhe gjatë politikës 30 vjeçare kanë pasur garancinë juridike të paprekshmërisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta”, tha Minxhozi.
/Abcnews.al/