Vila 760 mijë euro e një deputeti të Rithemelimit sa nuk çoi në një përplasje fizike mes Edmond Spahos dhe Gazment Bardhit në Kuvend. Pas deklaratave të djeshme të Bardhit se njëri prej katër deputetëve, Noka, Shehu, Leskaj e Spaho, ky i fundit ka shkuar te kolegu i tij duke i kërkuar llogari për deklaratat e bëra duke kërkuar që të zbardhe emrin e pronarit të asaj vile dhe jo të përmendë katër emra.
Debati ishte i ashpër dhe deputetët sa nuk u përplasën fizikisht.
Lexo edhe: FOTO LAJM/ Mobilim mbretërish, 10 dhoma dhe 4 tualete: Kjo është vila që solli sherrin mes deputetëve të PD
Edmond Spaho i është drejtuar Gazment Bardhit me fjalët: Je shpifës, gënjeshtar dhe legen që thua që vila 760 mije euro është e njërit nga katër deputetet Noka, Shehu, Spaho, Leskaj.
Çfarë tha Gazment Bardhi:
Më herët, Gazment Bardhi tha publikisht se një deputet i Rithemelimit është marrë peng nga Edi Rama pasi i është gjetur një vilë 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit. Sipas tij, kjo e bën atë deputet që t’i shërbejë Ramës. Një gjë e tillë shkaktoi debat brenda PD-së duke çuar në reagimin e deputetëve të tjerë. Bardhi tha se kjo vilë i përket njërit prej deputetëve Flamur Noka; Edmond Spaho; Tritan Shehu dhe Bujar Leskajt. Në lidhje me deklaratat e Bardhit kanë reaguar Tritan Shehu dhe Edmond Spaho.
Debati i parë:
Reagim per kete debat:
Tritan Shehu
Inskenime te pista, perverse te Gaz Bardhit!
Eshte veper anti ligjore, pervecse ndesh dhe me cdo norme morali, transparence, “burrerie”, te perhapesh aludime e meskinitete per koleget ne publik e media.
Kete po ben dhe Gazi prej disa ditesh, duke arritur kulmin mbreme, kur ngushton rethin e te “akuzuarve” prej tij ne 3-5 deputete, perfshi dhe mua.
Dhe kete e ben nje deputet, ish minister i drejtesise, pseudo jurist ne fakt ai.
Me kete rast desheroj t’i kujtoj ketij individi, pa as minimumin e personalitetit dhe integritetit se:
1-Eshte detyrim ligjor per cdo qytetar, vecanerisht deputet, te denoncoje ne organet perkatese cdo veper kriminale qe di, dhe mos ta perdore per te hedhur aludime dyshuese, shpifjeje per koleget.
Ne rast se realisht ai di nje veper te tille, sic deklaron dhe nuk e denoncon, akuzohet per fshehje nje krimi, gje per te cilen duhet thirrur nga organet e drejtesise e denuar ligjerisht.
2- Ndersa ne lidhje me pergjegjesite morale e me gjere te tij per shpifje, genjeshtra etj, besoj se nuk ka ndonje aresye per te humbur kohe duke ja kerkuar.
Ato mund t’i kerkohen vetem dikujt qe ka ndonje vlere morale, gje qe sic duket te Gazi mungojne krejtesisht.
Nje akti turpshem e pervers ky i ketij “burreci”!
Ndërkohë pas debatit Bardhi ka ironizuar në rrjetet sociale duke thënë se çmim i i Vilës tashmë është ulur.
/abcnews.al