Ajas Sulejmani i cili aksidentoi çiftin me foshnjën e tyre 3 muajshe te Rruga e Kavajës të dielën e 8 majit është lënë në arrest me burg nga Gjykata e Tiranës ditën e sotme.
Abcnews.al mëson se kur është marrë në pyetje nga Gjykata sot Sulejmani ka thënë se nuk i mbanin frenat, dhe se nuk konsumon lëndë narkotike.
“Nuk me mbajtën frenat, nuk pi droge dhe u largova nga vend ngjarja sepse isha i traumatizuar bashkë me vajzën”, ka thënë Ajas Sulejmani në Gjykatë.
Përpara gjykatës avokati mbrojtës i Sulejmanit, Elton Hyseni ka kërkuar masë me te butë sigurie për Sulejmanin, atë te arrestit shtëpiak me pretendimin se ai është baba i 3 fëmijëve të mitur, raporton abcnews.al.
Lexo edhe: Aksidentoi çiftin Konomi dhe foshnjen e tyre, burg për Ajas Sulejmanin, pamjet kokë ulur në Gjykatë
Një tjetër kërkesë drejtuar gjykatës nga avokat Hysni ishte që klienti i tij të hetohet me masën e sigurisë burg me afat, deri në përgjigjen e ekspertizës autoteknik si dhe përgjigjes së analizave të urinës dhe gjakut për të parë nëse kishte konsumuar apo jo lëndën narkotike.
Vetë Sulejmani nuk ka folur asnjë fjalë përpara gjykatës, duke u shprehur se është dakord me avokatin.
Në fund gjykata rrëzoi pretendimet e tyre duke lënë Ajas Sulejmanin në burg.
Ndaj Sulejmanit rëndojnë akuzat për shkelje të rregullave të qarkullimit, drejtim mjeti në mënyrë të parregullt dhe largim nga vendi i aksidentit.
/abcnews.al/