25 km tunele, rusët rifillojnë sulmet në fabrikën e çelikut në Azovstal

schedule12:07 - 11 Maj, 2022

schedule 12:07 - 11 Maj, 2022

Forcat ruse rifilluan përpjekjet e tyre të mërkurën për të kapur fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol, ku qindra pjesëtarë të shërbimit ukrainas janë strehuar për javë të tëra, tha një zyrtar ukrainas.

“Ata u përpoqën të çajnë urën që shërbeu si një portë për evakuimin  e civilëve nga uzina” tha në Telegram Petro Andriushchenko, një këshilltar i kryetarit të bashkisë së Mariupolit.

“Pa sukses”, përfundoi ai.

Forcat ruse kanë kryer 38 sulme ajrore në fabrikën e çelikut të rrethuar të Mariupolit Azovstal në 24 orët e fundit, sipas luftëtarëve ukrainas të strehuar në uzinën e gjerë të epokës sovjetike.

Katër nga sulmet u kryen nga bombardues të rëndë strategjik, tha batalioni Azov në Telegram.

“Armiku nuk ndalet dhe po përpiqet që të kapë kështjellën ukrainase. Ai vazhdon të kryejë sulme të përditshme me mbështetjen e këmbësorisë”, shtoi batalioni.

Tre ditë më parë të gjithë të moshuarit, gratë dhe fëmijët u evakuuan nga fabrika e çelikut.

Forcat ukrainase po qëndrojnë në fabrikën e bombarduar rëndë, pjesa e fundit e qytetit që nuk është nën kontrollin rus./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!