Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates tha të martën se ka rezultuar pozitiv për Covid-19. Miliarderi 65 vjeçar zbuloi përmes një postimi në Twitter se është izoluar ndërsa po përjeton simptoma të lehta.
“Kam rezultuar pozitiv në testin për COVID. Po përjetoj simptoma të lehta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar derisa të jem sërish i shëndetshëm. Jam me fat që jam vaksinuar dhe forcuar dhe kam kujdes të madh mjekësor”, shkroi Gates.
Lajmi vjen vetëm pak ditë pas botimit të librit të tij të ri “Si të parandalojmë pandeminë e ardhshme.”
/abcnews.al