Katër ditë më parë, më 6 maj një rast i murtajës së derrave të egër u raportua në Romë. Sipas medieve italiane, dy raste të tjera të dyshuara u zbuluan në të njëjtën zonë në parkun Insugherata.
Kjo është bërë e ditur nga Departamenti i Shëndetësisë së Rajonit të Lazios, shkruan Tg Com.
Lexo edhe: Zbulohet një rast i murtajës së derrit në Romë
“Nga konstatimet e para në analizën e mostrave të marra nga derrat e egër dalin me probabilitet të lartë edhe 2 raste të tjera pozitive nga 16 raste të marra. Rastet u gjetën në të njëjtën zonë me rastin zero. Mostrat do të dërgohen në Institutin Zooprofilaktik të Perugias për konfirmimin përfundimtar”.
Në zonën e Romës janë gjetur “14 derra të ngordhur.”
Rrjetat e para janë instaluar në disa zona të Romës, veçanërisht në zonën veriore, ku inkursionet e kafshëve kanë qenë më të shpeshta.
/abcnews.al/