Pamje apokaliptike vijnë nga Kina Lindore.
Banorët e Xusan janë mahnitur dhe njëkohësisht trembur nga qielli flakë i kuq, që po shihnin.
Spektakli i frikshëm tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në zonë mbrëmj n e së shtunës. Papritmas qielli u bë i kuq.
Shumë përdorues të rrjeteve sociale nuk humbën rastin për të kapur momentin me foto dhe video, të cilat u bënë virale në Kinë. Banorët e habitur po përpiqeshin të zbulonin dhe të kuptonin arsyen e fenomenit të rrallë, shkruan abcnews.al.
Disa folën për efektet e ndotjes së ajrit, ndërsa të tjerë folën për skena apokaliptike.
Autoritetet, megjithatë, konfirmuan se ngjyra e kuqe e qiellit nuk ishte shkaktuar nga ndonjë zjarr.
Përfundimisht, sipas medieve lokale, ngjyra e kuqërremtë në qiell u krijua nga dritat e një varke peshkimi që peshkonte në Paqësor.
TARTARIA BRAZIL#redsky pic.twitter.com/vIFFNoVH48
— ✨TRVSHCVN✨ (@HiKaylaMichelle) May 9, 2022
Burimi i së kuqe u konfirmua nga pronarja e anijes China Aquatic Products Zhoushan Marine Fisheries Co.
Meteorologët lokalë spekuluan se qielli i kuq mund të ketë ardhur nga përthyerja e dritës së kuqe në retë që ishin shumë afër me tokën.
Pasditen e së shtunës, në qytet ka pasur vranësira me reshje shiu, gjë që e bën motin të favorshëm për një reflektim të pazakontë të dritës së kuqe, sipas ekspertëve./abcnews.al/