E moshuara porositi vrasjen dhe murosjen e shqiptarit

schedule16:53 - 14 Prill, 2019

schedule 16:53 - 14 Prill, 2019

Janë lënë në burg të dyshuarit që vranë dhe murosën një shqiptar 6 vite më parë në Itali. Gjykata e Milanit mohoi lirimin e të dyshuarve në vrasjen shqiptarit, të cilin më pas e kishin murosur në muret e një banese. Ngjarja ka ndodhur 6 vite më barë. Ndërkohë, prokurori i Monzës po bën hetime të hollësishme që nga vrasja e të ndjerit e deri tek momenti se si kufoma është murosur.

Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin Astrit Lamaj, 42 vjeç, i cili ishte zhdukur papritur në Janar të vitit 2013. Por kërkimet policore nuk kishin ndaluar për gjetjen e tij.

Vrasësi i dyshuar do të dënohet dhe aktualisht është në burg në Viterbo. Sipas hetuesve, njeriu e ka mbytur Astritin me një fije najloni në vitin 2013 në Muggiò, në Brianza, ndërsa pesë bashkëpunëtorët e ruanin atë. Sipas gjetjeve të hetimeve, partnerja e  i tij, 64-vjeçare nga Genoa, kishte autorizuar për kryerjen e krimin. Ajo ishte pronare e një argjendarie. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se shqiptari kishte vjedhur disa sende të çmuar dhe më pas kishte ikur, duke e braktisur. Për hakmarrje ajo kishte porositur vrasjen e tij./abcnews.al