Rama nuk heq asnjë presje nga deklarata për SPAK: I shkuat nga pas Metës, armikut nr 1 të Drejtësisë

schedule15:34 - 7 Maj, 2022

schedule 15:34 - 7 Maj, 2022

Kryeministri Edi Rama Ka reaguar sërish në lidhje me deklaratën që bëri sot në Asamblenë Kombëtare të PS-së, ku bëri thirrje ndaj SPAK që të nxjerrë para të gjithë politikanët e nivelit të lartë që janë të përfshirë në afera kriminale apo të shpallur non-grata.

Nëpërmjet një postimi në Twiter Rama thotë se nuk heq asnjë presje nga deklarata e sotme.

Lexo edhe: Rama-SPAK: Merruni me “non grata-t”, përdorni grepin për të kapur peshkaqenët, jo peshqit e vegjël

“Unë nuk i heq asnjë presje asaj që deklarova sot dhe nuk mjafton që SPAKU të thotë se e paska pushuar çështjen, pasi faktikisht e mori peng gjykatësin në fjalë pa asnjë arsye në botë, duke i shkuar praktikisht pas avazit Armikut NR.1 të Reformës në Drejtësi, Ilir Metës!

Po meqë ka marrë përsipër të sqarohet publikisht, SPAKU do të duhej të sqaronte pse reagoi rrufeshëm, për një kallëzim absurd për një vepër penale imagjinare të njeriut të shpallur nga DASH kampion i antikorrupsionit,ndërkohë që për kampionët e korrupsionit në drejtësi s’ka lëvizur ende gishtin!

LEXO EDHE: Pas Berishës, Rama: E gjithë Shqipëri do Metën para SPAK-ut

SPAKU ka pasur, ka dhe do të ketë mbështetjen tonë të palëkundur, por Shqipëria e shqiptarët meritojnë një drejtësi të drejtë, të gjithanshme e të guximshme dhe e meritojnë atë pa humbur kohë e pa shmangur peshkaqenët me nam botëror të pushtetit gjyqësor apo politik”, shkruan Rama në Twitter.

Në fjalën e e tij në Asamblenë e Partisë Socialiste kryeministri Edi Rama i tërhoqi sot  vëmendje SPAK-ut. Ndërkohë, që në Kongresin e PS, në 9 prill i kërkoi Prokurorisë së Posaçme të hetojë ish-kryeministrin Sali Berishë për akuzat e DASH, duket se të njëjtën gjë shprehu sot për një tjetër kundërshtar politik. Rama tha se jo vetëm ai, por e gjithë Shqipëria e do Ilir Metën para SPAK-ut.

Kryeministri kritikoi SPAK-un se nuk kanë bërë asnjë hetim për gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vettingu, të cilët i quajti “peshq të mëdhenj”.

Kreu i qeverisë iu referua Ardian Dvoranit, që sipas tij ndonëse u cilësoi kampion i luftës kundër korrupsionit nga Sekretari i Shtetit, u shënjestrua nga Prokuroria e Posaçme, ndërsa për këtë fajësoi Ilir Metën.

/abcnews.al/