Një rrjedhje gazi duket të jetë shkaku i tragjedisë së ndodhur në hotelin Saratoga në Havana, një hotel luksoz në kryeqytetin e Kubës. Deri tani autoritetet kubane kanë konfirmuar bilancin me 22 të vrarë, 13 të zhdukur dhe 50 të plagosur të shtruar në spital, sipas mediave të huaja.
Nën gërmadha mund të ketë dhe të mbijetuar të tjerë, por operacionet e kërkim shpëtimit janë të komplikuara. Është pikërisht rrjedhja e gazit që vë në rrezik jetën e zjarrfikësve dhe vullnetarëve që po veprojnë në vendngjarje.
Pak para orës 11 të paradites së të premtes, një shpërthim ka shkaktuar shembjen e një pjese të fasadës së hotelit dhe një zjarr tymi i të cilit shihej nga i gjithë qyteti. Presidenti i Kubës shkoi në vendngjarje, në pjesën e vjetër të Havanës së bashku me kryeministrin Manuel Marero dhe kryetarin e parlamentit.
Kreu i shtetit përjashtoi hipotezën e një bombe duke e konsideruar një incident të rëndë Tre katet e para ishin dhe ato që u dëmtuan më shumë.
Një hotel me pesë yje, Hotel Saratoga është një nga më luksozët në vend. I ndërtuar në një ndërtesë të stilit neoklasik në 1880 hoteli nisi punë në 1933-shin. Rikosntruksioni i tij më i fundit u bë në 2005-ën.
/abcnews.al