Reagon Meta: Të evitohen konfrontimet

schedule19:24 - 13 Prill, 2019

schedule 19:24 - 13 Prill, 2019

Teksa opozita proteston para Kryeministrisë, ka ardhur reagimi nga Presidenti Ilir Meta. Kreu i shtetit bën thirrje për një protestë paqësore dhe kërkon që të evitohen konfrontimet. “Protesta të vijojë paqësore, të evitohen konfrontimet”, thotë Meta.

Protesta e kësaj të shtune nisi rreth orës 18:00.

Pas fjalës së mbajtur nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, disa protestues çanë kordonin rrethues të policisë para godinës së Kryeministrisë, ndërsa nuk kanë munguar tymueset, flakadanët, apo edhe boja e zezë, po në drejtim të Kryeministrisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!